image Sekretari në ardhje i shtetit amerikan: Do ta çojmë Kosovën përpara

Botë

Sekretari në ardhje i shtetit amerikan: Do ta çojmë Kosovën përpara

news image

Sekretari i në ardhje i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, ka folur për hapat që do t’i marrë Amerika në marrëdhëniet ndërkombëtare nën Administratën Biden, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se janë një numër i gjërave që ka bërë Administrata Trump jashtë, të cilat sipas tij, i mbështet.

“Asnjë parti nuk ka monopol në ide të mira. Të gjitha idetë e mira qëndrojnë. Të mundohemi të avancojmë sigurinë e popullit amerikan jashtë kufijve. Jam i gatshëm të bëjë këtë. Janë një numër i gjërave që ka bërë Administrata Trump jashtë të cilat i mbështes”, tha ai.

Po ashtu, Blinken deklaroi se do ta çojë Kosovën përpara dhe me shpresë.

“Duartrokas punën për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin. Ju përmendët edhe punën e kryer mes Kosovës dhe Serbisë. Duartrokas edhe atë dhe punën që është bërë. Presidenti në zgjedhje ka kaluar kohë të shumtë në këto shtete në të kaluarën. E kemi përmendur disa herë punën që duhet bërë për të çuar Kosovën përpara, dhe me shpresë, edhe Serbinë. Dhe sigurisht të bëjmë aleatët që të investohen më shumë. Në fund, dua të shtoj se presidenti Trump kishte të drejtë që mori një qasje më të fortë ndaj Kinës”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/