image E krahasoi Merkelin me Hilterin, shkarkohet ambasadori

Botë

Ndëshkim/ E krahasoi Merkelin me Hilterin, shkarkohet ambasadori

news image

Ambasadori i Maltës në Finlandë, Michael Zammit Tabona, u shkarku nga detyra për shkak të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante pikërisht në Ditën e Europës, se kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngjashmëri me liderin nazist, Adolf Hitler.

“75 vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalojë Angela Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit për të kontrolluar Europën”, shkruante ambasadori.

Ministri i Jashtëm i Maltës Evarist Bartolo ka deklaruar se mënjeherë pas asaj që ambasadori maltes ka thënë, se ai është shkarkuar nga detyra, raporton The Times of Malta. Bartolo tha se Tabona bën një krahasim tepër të ekzagjëruar, që nuk gjen vend asgjëkund.

Postimi i Zammit Tabona në “Facebook”, që menjëherë më pas u fshi, u bë objekt debatesh të mëvonshme. Kandidati i pavarur Arnold Cassola tha se krahasimi ishte i pavend dhe i pafalshëm për një diplomat. /Gazeta Sinjali/