image Sekondat e fundit vendosin për fitoren e Prishtinës në derbin ndaj Rahovecit

Basketboll

Sekondat e fundit vendosin për fitoren e Prishtinës në derbin ndaj Rahovecit

news image

Prishtina ka arritur që me shumë mund të mposhtë Rahovecin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bardhekaltërit triumfuan me rezultat të ngushtë 86:83, shkruan Sinjali Sport.

Një përballje e barabartë nga fillimi e deri në fund, me ndryshime të vogla të rezultatit, u fitua nga kryeqytetasit, pasi shënuan në sekondat e fundit me anë të basketbollistit Dachon Burke.

Paraqitja fantastike e Burke që i shënoi 33 pikë, ishte vendimtare për vendasit.

Në tjetrën anë Nick Banyard me 30 pikë dhe 10 kërcime ishte më i dalluari për mysafirët.

Prishtina me këtë fitore arrin në kuotën e tri fitoreve, derisa ka edhe dy humbje në pozitën e katërt.

Vreshtarët pas kësaj humbje gjenden në pozitën e shtatë me një fitore e katër humbje, duke vazhduar formën e dobët këtë sezon.    /Gazeta Sinjali Sporti/