Prishtina ka arritur që me shumë mund të mposhtë Rahovecin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bardhekaltërit triumfuan me rezultat të ngushtë 86:83, shkruan Sinjali Sport.
Një përballje e barabartë nga fillimi e deri në fund, me ndryshime të vogla të rezultatit, u fitua nga kryeqytetasit, pasi shënuan në sekondat e fundit me anë të basketbollistit Dachon Burke.
Paraqitja fantastike e Burke që i shënoi 33 pikë, ishte vendimtare për vendasit.
Në tjetrën anë Nick Banyard me 30 pikë dhe 10 kërcime ishte më i dalluari për mysafirët.
Prishtina me këtë fitore arrin në kuotën e tri fitoreve, derisa ka edhe dy humbje në pozitën e katërt.
Vreshtarët pas kësaj humbje gjenden në pozitën e shtatë me një fitore e katër humbje, duke vazhduar formën e dobët këtë sezon. /Gazeta Sinjali Sporti/