image Sejdiu për vazhdimin apo jo të kampionatit: Çfarëdo vendimi që merret Drenica do ta respektojë

Futboll

Futboll/ Sejdiu për vazhdimin apo jo të kampionatit: Çfarëdo vendimi që merret Drenica do ta respektojë

news image

Temë diskutimi javët e fundit në futbollin kosovar ka qenë se çfarë do të ndodhë me Superligën e Kosovës dhe nëse do të duhet t’i jepet titulli Ballkanit.

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu në një prononcim për Sinjalin Sportiv ka thënë se çfarëdo vendimi që merret do ta respektojnë.

Ai shtoi se nëse anulohet sezoni penalizohet Drenica pasi është në garë për Kupën e Kosovës që dërgon në Evropë, por prapë se prapë çfarëdo vendimi të merret, Drenica do ta respektoj.

‘Të themë të drejtën, për ne si klub, pavarësisht se çfarë vendimi të merret do ta respektojmë, edhe pse nëse ndërpritet kampionati, na penalizohemi sepse jemi në garë për Kupën e Kosovës e cila dërgon në Evropë, por gjithësesi, çfarëdo vendimi që merret përveç vazhdimit, dikë e penalizon më shumë e dikë më pak. Për atë se si duhet të perfundojë’, u shprehë ai fillimisht.

Në pyetjen se a duhet t’i jepet titulli Ballkanit, Sejdiu tha se federate le të bëjë zgjidhjën më të përshtatshme për të gjitha klubet dhe sa më pak pasoja.

‘Vërtet nuk mund të jap ndonjë përgjigje sepse nuk dua të keqkuptohem, sepse për të gjithë mendojë njëjtë, kështuqë federata le të bëj zgjidhjen më të përshtatshme të mundur duke analizuar mirë të gjitha detajet, dhe më sa më pak pasoja per klubet’, përfundoi Sejdiu./Gazeta Sinjali/