image Seancat gjyqësore në Shqipëri mbahen online për të burgosurit

Rajon

Koronavirusi/ Seancat gjyqësore në Shqipëri mbahen online për të burgosurit

news image

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka miratuar seancat gjyqësore online për të burgosurit në kuadër të situatës alarmante nga Covid-19.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e djeshme është zhvilluar seanca e parë online.

Sakaq, mësohet se seanca me video-konferencë është mbajtur për të dënuarit e burgut 313.

Ndërkohë, në ditët në vijim do të zhvillohen seancat online edhe në pesë burgje të tjera të shqipërisë.

Kujtojmë që disa ditë më parë, 600 të burgosur kanë përfituar nga akti normativ i nxjerrë nga qeveria për t’u karantinuar në shtëpi, por nëse konstatohen në shkelje të rregullave kundër Covid-19 do t’u shtohet dënimi