image Seanca konstituive e Kuvendit nesër në orën 10:00

Politikë

Seanca konstituive e Kuvendit nesër në orën 10:00

news image

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet të hënën më 22 mars, në orën 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin dërguar mediave, është bërë i qartë edhe rendi i ditës. Në rendin e ditës janë paraparë tri pika.

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

2. Dhënia e betimit të deputetëve.

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit. Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet: Ueb faqes së Kuvendit, kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe RTK-së, si medium publik”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/