image Seanca e Kuvendit vazhdon nesër

Politikë

Seanca e Kuvendit vazhdon nesër

news image

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë dhe e njëjta do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme, raporton Gazeta Sinjali.

Pas një debati të gjatë, deputetët e Kuvendit nuk kanë marrë vendim për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

Vetëm 57 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Kësisoj, nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për ta miratuar ose jo këtë pikë.

Deputetët e partive opozitare PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk kanë marrë pjesë në votim./Gazeta Sinjali/