Deputetët e Kuvendit i Kosovës e kanë nisur me një minutë heshtje seancën në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë nga agresioni i shkaktuar nga Rusia.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca theksoi se tash bota është tmerruar prej masakrave të Vladmir Putinit në Ukrainë.
“Sapo kemi hyrë në muajin e nëntë prej kur Federata e Rusisë dhe regjimi diktatorial i Vladimir Putinit e sulmoi në mënyrë të paprovokuar shtetin e Ukrainës dhe prej atëherë e gjithë bota demokratike është tmerruar prej masakrave të Putinit mbi popullin e pafajshëm të Ukrainës”, tha Konjufca.
Më tej Konjufca tha se masakra e Buchas dhe të tjerat që ndodhën nëpër Ukrainë, janë padyshim akte të gjenocidit të këtij regjimi mbi një shtet sovran të Kombeve të Bashkuara.