image AAK merr pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin e Serbisë - Sinjali

AAK merr pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin e Serbisë

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që nesër të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Kurti në lidhje me kërkesën e Serbisë për ta mbajtur një referendum në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

Kurti ka thirrur seancë, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it të cilët po e mbështesin mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Për dallim nga AAK, nesër në seancë nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike e Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin