Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka nisur seancën e Kuvendit me një minutë heshtje në përkujtim të masakrës së Reçakut në 23-vjetorin e saj.
Konjufca ka kërkuar nga deputetët që me një minut heshtje të nderojnë të rënët e Reçakut.
Sot është 23-vjetori i masakrës së Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë të pafajshëm ishin vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.