image Osmani: Do të kujdesem që t’i ruaj dhe kultivoj trashëgiminë dhe miqësitë që i krijoi Ibrahim Rugova

Sociale

Osmani: Do të kujdesem që t’i ruaj dhe kultivoj trashëgiminë dhe miqësitë që i krijoi Ibrahim Rugova

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova në ditëlindjen e 77-të të tij.

Presidentja Osmani ka thënë se do të kujdeset që trashëgimia politike e Rugovës, miqësitë që i krijoi, e sidomos ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej .

Osmani ka thënë se ai është ideatori i Republikës së Kosovës, të cilin do ta kujtojnë me mall e respekt.

/GazetaSinjali/