image Ndërron jetë afaristi Ahmet Zariqi

Sociale

Ndërron jetë afaristi Ahmet Zariqi

news image

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur nga Vushtrria, Ahmet Zariqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një familjar i tij përmes një postimi në Facebook, që e ka përshkruar Zariqin si njeri të drejtë, punëtor dhe humanist.

Ngushëllime për të ka shprehur edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.Një nga afaristët më të njohur jo vetēm në Vushtrri por në trojet tona, Ahmet Zariqi, ishte edhe abeja ynë, i dashur për të gjithë. Vizioni i tij për zhvillim e përparim të Vushtrrisë e të Kosovës ishte i jashtëzakonshëm. Mungesa e tij do të jetë e madhe”, ka shkruar ai.

Ai ishte afarist i njohur jo vetëm në Vushtrri, por edhe në gjithë Kosovën.

/GazetaSinjali/