image Së shpejti në "Google" mund të kërkoni me "screenshot"

Teknologji/ Së shpejti në “Google” mund të kërkoni me “screenshot”

news image

Pjesë e verisonit më të ri të aplikacionit “Google”, do të jetë edhe mënyra e kërkimit të gjigantit elektronik.

Në versionin 10.61 të aplikacionit do të jetë edhe opsioni i ri i quajtur “Smart Screenshots”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ashtu si më parë me opsionet “Edit & Share screenshots” dhe “What’s on my Screen”, ju mund të modifikoni, ndani dhe të përdorni programin e preferuar për të dërguar një “screenshot”, por tanimë mund të zgjidhni dhe “Lens”.

Duke zgjedhur “lens”, ju mund të kërkoni në Google me “screenshot-et” që keni kapur.

Opsioni bën njohjen optike të karakterit (OCR), ose gjen foto të ngjashme vizualisht me “screenshot-in” tuaj.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse funksioni i ri i “Lens” do të vihet në zbatim për të gjitha llojet e “screenshot” apo vetëm ato të realizuar në Google Search, por është e sigurt që do të zëvendësojë kërkimin “screen”./Gazeta Sinjali/