Të paktën 82 persona kanë vdekur dhe mbi 100 janë lënduar pas shpërthimit të zjarrit në një spital të Baghdadit ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus.
Autoritetet e Irakut thonë se aksidenti ndodhi për shkak të shpërthimit të disa bombolave të oksigjenit, ku shkaktuan flakën.
Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi suspendoi nga detyra ministrin e Shëndetësisë derisa urdhëroi një hulumtim rreth tragjedisë.
Kreu i Mbrojtjes Civile të Irakut, Kadhim Bohan, deklaroi se zjarri kishte shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit.
Në momentin e shpërthimit, 30 pacientë ishin nën trajtim. /Gazeta Sinjali/