image “Se keni provuar t’ju vrasin nënën në sy”, Stresi reagon për koncertin në të cilin do të këndojë Bregoviq

Bota e Yjeve

“Se keni provuar t’ju vrasin nënën në sy”, Stresi reagon për koncertin në të cilin do të këndojë Bregoviq

news image

Reperi Stresi u është bashkuar artistëve të figurave të tjera publike, për të kundërshtuar dhe bojkotuar Festivalin e Birrës, në të cilin do të këndojë këngëtari serb, Goran Bregoviq, i cili me muzikën e tij, nxiti gjenocid në Kosovë.

Duke përmendur masakrat dhe krimet që ushtarët serbë kryen në Kosovë, të frymëzuar nga Bregoviq, Stresi tha se Shqipëria “nuk mund t’u hap plagë” shqiptarëve të Kosovës, duke ftuar në Korçë dikë si Bregoviq.

“Ju analistë shqiptarë, nënkryetarë dhe kryetarë lopcar, S’kemi nevojë as për artin e as për botën e Serbisë. Nuk e kemi përjetuar ne masakrën e Kosovës, nuk kemi humbur ne motrën, fëmijën, babën, vëllain apo kushërinjtë, nuk kemi qenë pjesë direkte e kësaj fatkeqësie, po ka qenë populli shqiptar i Kosovës, që i ka vuajtur këto masakra, ndaj e keni shumë të lehtë të flisni për serbin dhe ti pritni në konakun tuaj.

“Se keni provuar t’ju vrasin nënën në sy tuaj apo beben duke ia ça barkun nënës??? A i keni provuar këto? Jo, pra s’dini se çfarë është të jesh pjesë e gjenocidit. Turp për shtetin tonë, turp për ju analistë k**** meshkuj blogera, gazetarë, marre t’ju vijë. Unë nuk bëj thirre për dhunë, kurrë më, por ju lutem, bojkotojeni atë koncert të m****, plzzzzzzzz”, shkroi Stresi./Gazeta Sinjali/