image Së bashku me dy persona tjerë kryen vjedhje të rëndë në Prizren, Gjykata merr vendim

Drejtësi

Së bashku me dy persona tjerë kryen vjedhje të rëndë në Prizren, Gjykata merr vendim

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit L.K, për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “vjedhja e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri më 20 janar të vitit 2020, pas mesnate në Prizren në një biznes të pajisjeve teknologjike, së bashku me dy persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, të gjithë të maskuar, kanë depërtuar me forcë në atë lokal.

Si pasojë, kanë arritur të marrin nga aty një monitor të kompjuterit në vlerë 4 mijë euro, 9 telefonë në vlerë 1 mijë e 800 euro dhe 3 tablete në vlerë prej 900 euro dhe më pas janë larguar me veturën e tyre në drejtim të panjohur duke i shkaktuar kështu dëm material në shumën prej 7 mijë e 200 eurosh.

“Me datë, kohë dhe vend të njëjtë, i njëjti në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e zjarrit dhe atë: një pistoletë të tipit TT, – prodhim rus me një karikator brenda saj dhe tetë fishekë të kalibrit 7.62 mm e cila armë, të pandehurit aksidentalisht i ka rënë nga brezi duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës penale të përshkruara si në dispozitivin paraprak të këtij aktvendimi, me ç’ rast e njëjta edhe është sekuestruar përkohësisht”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi./Gazeta Sinjali/