image “Së bashku kundër Perëndimit”, mediumi serb raporton për tubim pro Rusisë edhe në veri të Kosovës

Rajon

“Së bashku kundër Perëndimit”, mediumi serb raporton për tubim pro Rusisë edhe në veri të Kosovës

news image

Një grup i serbëve janë tubuar në veri të Mitrovicës në mbështetje të popullit rus, për të cilin thanë se “po persekutohet” jashtë Rusisë.

Ata u bënë thirrje rusëve dhe ukrainasve që “të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe të bashkohen kundër Perëndimit”.

Siç raporton mediumi në gjuhën serbe KoSSev , ata thonë se duan të dërgojnë mesazhe paqeje, pa përkrahur vrasje dhe aksione luftarake.

Njëri nga protestuesit, Nebojsha Joviq, tha se ai dhe disa qytetarë që u mblodhën sot “nuk mund të qëndronin mënjanë, duke parë ngjarjet në Ukrainë dhe duke parë persekutimin e popullit rus jashtë Rusisë”.

“Sot ne po përcjellim një mesazh mbështetjeje për popullin rus – vëllezërit tanë rusë, ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju dhe do të jemi me ju. Ne po u themi atyre se serbët e Kosovës e duan popullin e tyre vëlla rus”, tha Joviq.

Ai tha se dëshiron t’iu dërgojë një mesazh tjetër ukrainasve, duke i ftuar të bashkohen me rusët.

skup u mitrovici podrška RUsiji Ukrajini

“Ne lutemi që bashkimi ruso-ukrainas të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur, që nazistët të neutralizohen, eliminohen dhe që paqja të kthehet në shtëpitë e Ukrainës dhe Rusisë”, tha ai.

“Askush nga ne nuk dëshiron luftë, vetëm të sëmurët duan luftë”.

Ditë më parë, në Beograd është mbajtur një marsh në përkrahje të Rusisë me fotografi të Putinit dhe flamuj rusë e serbë.

Qëndrimi zyrtar i Serbisë ishte se “e përkrah sovranitetin territorial të Ukrainës”, por megjithatë nuk iu bashkua shteteve perëndimore për t’i vendosur sanksione Rusisë.

/GazetaSinjali/