image Schweinsteiger: Chiellini e Bonucci dyshja më e mirë e mbrojtjes në botë

Futboll

Schweinsteiger: Chiellini e Bonucci dyshja më e mirë e mbrojtjes në botë

news image

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, ka thurur lëvdata për dyshen e mbrojtjes së Italisë, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.

Schweinsteiger madje shkroi se momentalisht, dyshja e Italisë janë mbrojtësit më të mirë në botë.

Gjermani shfrytëzoi rrjetin e tij social, “Twitter”, për të lëvduar paraqitjen e dyshes në ndeshjen ndaj Belgjikës.

“Bonucci dhe Chiellini momentalisht janë mbrojtësit më të mirë në botë”, shkroi Schweinsteiger. /Gazeta Sinjali Sporti/