image Chiellini rinovon me Juventusin edhe për dy vite, synon Kupën e Botës

Futboll

Chiellini rinovon me Juventusin edhe për dy vite, synon Kupën e Botës

news image

Giorgio Chiellini ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin, raporton Sinjali Sport.

Kapiteni i zonjës së vjetër do të rinovojë me klubin edhe për dy vite, duke e zgjatur kontratën deri në vitin 2023.

Sipas kësaj qendërmbrojtësi ka planifikuar të jetë pjesë e Italisë edhe për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Chiellini është pjesë e Juventusit nga viti 2004, duke mbetur një nga lojtarët më besnik të skuadrës./GazetaSinjaliSporti/