image Chiellini për finalen e Kupës ndaj Interit: Nuk pres të jetë një ndeshje sikur Real Madrid - City

Futboll

Chiellini për finalen e Kupës ndaj Interit: Nuk pres të jetë një ndeshje sikur Real Madrid – City

news image

Juventusi dhe Interi do të takohen në finalen e Kupës së Italisë nesër në Stadiumin Olimpiko të Romës.

Giorgo Chiellini ka folur për duelin e nesërm final, ku ka lavdëruar skuadrën kundërshtare.

“Interi ka lojtarë të mrekullueshëm. Ata janë një ekip i kompletuar dhe këtë e pamë edhe sezonin e kaluar. Ata kanë lojtarë të mrekullueshëm, të cilët ne duhet t’i ndalim. Mendoj se është e pamundur të gjykosh sezonin e tyre tani. Dy trofe ndryshojnë gjithçka. Simone Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer dhe nuk ishte e lehtë pas gjithë asaj që ndodhi”, tha ai.

“Unë kam të njëjtin entuziazëm si fëmijë, ne duam ta fitojmë këtë trofe, duke e ditur se sa e vështirë është loja. Humbëm ndeshjen e fundit në Torino, por kemi gjithçka që duhet për të fituar nesër.

“Të dyja skuadrat janë në një moment të mirë edhe pse jo të jashtëzakonshëm. Interi është i zënë me garën për titull, ne kemi arritur objektivin tonë, por sigurisht që kishim shpresa të ndryshme. Duhet të kuptojmë momentet e lojës së nesërme dhe të vuajmë kur duhet.

“Nuk pres një ndeshje si Real Madrid kundër City sepse ne kemi një mentalitet të ndryshëm. Po të isha në fushë, do të isha shumë i zemëruar, ishte shumë bukur ta shikoja, por duke pasur parasysh karakteristikat tona, do të jetë më i ngjashëm me takimin tonë të fundit në Serie A”, ka deklaruar Chiellini.

/GazetaSinjaliSport/