image Scholz për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresoj që shumë shpejt do të shohim rezultat pozitiv

Politikë

Scholz për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresoj që shumë shpejt do të shohim rezultat pozitiv

news image

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur për propozimin franko-gjerman për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se Gjermania dhe Franca janë duke bërë përpjekje për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë që të nënshkruajnë marrëveshje.

“Duhet të arrihet një marrëveshje. Ne dhe qeveria franceze jemi aktivisht të përfshirë në negociata të palëve dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi një proces që të dyja qeveritë do të lëvizin përpara dhe mirëkuptimi të arrihet. Shpresoj që shpejt të shohim një rezultat pozitiv. Ky proces kërkon edhe durim dhe përpjekje”, ka thënë Scholz pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Scholz tha se konfliktet që janë trashëguar në Ballkan duhet të zgjidhen dhe se “kjo është e mirë që kemi rastin dhe kemi arritur disa hapa”.

Ndërsa për Samitin e Berlinit, tha se: procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së. Jam i lumtur që mirëprita sot përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse në këtë Proces. Është kjo hera e tretë që takohemi në kuadër të këtij procesi që ka filluar nga viti 2014. Jam po ashtu shumë i lumtur që kisha këtu kryeministrin e Shqipërisë, vendi i të cilit do të drejtojë samitin e radhës.

/GazetaSinjali/