image Haradinaj zbulon detaje nga drafti i marrëveshjes Kosovë- Serbi: Kapitujt janë marrë nga karta e OKB-së

Politikë

Haradinaj zbulon detaje nga drafti i marrëveshjes Kosovë- Serbi: Kapitujt janë marrë nga karta e OKB-së

news image

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje nga takimi që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku tha se u diskutua për marrëveshjen Kosovë-Serbi, se çfarë përmban ai draft.

Haradinaj tha se ky draft është i ndarë në disa kapituj që janë marrë prej kartës së OKB-së.

Ai thotë se këta kapituj i rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve.

“Si ka ardh deri te dokumenti, nuk shkruhet një dokument në të terun, por dëgjohen palët, diskutohet, ka plotë diskutime. Pra në një pjesë të këtyre diskutimeve kam marrë pjesë, kam qenë në tavolina ku është diskutu për shumëçka. Ajo çka është një ndryshim është emri i marrëveshjes, tash munet me pas emrin marrëveshje bazike. Ndërsa kapitujt e saj janë marrë prej kartës së OKB-së, që i rregullojnë marrëdhëniet e shteteve, pra nuk ka dallim mes shteteve të tjera të pavarura dhe marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Pra është njohja de fakto dhe de juro në pikën e parë dhe të dytë të marrëveshjes”, tha Haradinaj në T7.

/GazetaSinjali/