Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përshëndetur vendimin e gjykatës ndërkombëtare penale për të lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
Scholtz u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio se tregoi se “askush nuk është mbi ligjin”.
“Gjykata penale ndërkombëtare është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës… Fakti është se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo është ajo që po bëhet e qartë tani”, tha Scholz në një konferencë për shtyp me kryeministrin japonez Fumio Kishida, raporton Reuters.