image Scholz i kërkon Putinit armëpushim në Ukrainë, Kremlini: Jemi të gatshëm për të kërkuar zgjidhje

Botë

Scholz i kërkon Putinit armëpushim në Ukrainë, Kremlini: Jemi të gatshëm për të kërkuar zgjidhje

news image

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të urdhërojë ndaljen e sulmit të Moskës në Ukrainë, dhe të mundësojë zgjidhje diplomatike, duke shmangur edhe katastrofën humanitare.

Zyra e Scholzit ka thënë përmes një deklarate se të dy liderët kanë folur në telefon për gati një orë lidhur me “luftën në Ukrainë dhe përpjekjet për t’i dhënë fund asaj”.

Nuk janë dhënë detaje tjera, mirëpo Kremlini ka thënë në një deklaratë tjetër se “pala ruse është e gatshme për të kërkuar zgjidhje, në përputhje me qasjet e saj parimore”.

Prej sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë, më shumë se 187,000 persona kanë shkuar në Gjermani, ka thënë Ministria e Brendshme në Berlin.

Më shumë se dy milionë refugjatë kanë hyrë në Poloni dhe një pjesë e tyre më pas ka kaluar në shtetet tjera.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve në Moskë se Putin pritet të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron të premten.

/GazetaSinjali/