image Scarlett Johanson flet për martesën me ish-kolegun: Nuk dija çfarë po bëja

Scarlett Johanson flet për martesën me ish-kolegun: Nuk dija çfarë po bëja

news image

Aktorja Scarlett Johanson ka qenë e martuar për tri vjet me kolegun e saj Ryan Reynolds, i cili tani është i martuar me aktoren Blake Lively.

Në një intervistë për ‘Vanity Fair’, Scarlett foli për martesën e saj me aktorin e famshëm, nga 2008-2011.

“Herën e parë që u martova, isha 23-vjeç. Nuk e dija se çfarë po bëja, sepse nuk e kuptoja fare martesën. Ndoshta isha romantike pak”, tha aktorja, e cila përveç Reynolds, ka edhe një ish-bashkëshort.

Në vitin 2014, Scarlett u martua me gazetarin francez Roman Doriak, me të cilin ka një vajzë 5-vjeçare, dhe nga e cila gjithashtu u divorcua pas tri vjet martese, në 2017-ën.

Edhe pse ajo pranoi se kishte gabuar, Scarlett nuk duket se i kundërshton asgjë ish-burrit dhe kolegut të saj.

“Ishte një periudhë tjetër e jetës sime. Unë mendoj se jam më e pjekur dhe më e pranishme tani, dhe unë po marr vendime shumë më të mira,” tha Johanson, e cila aktualisht është martuar me aktorin Colin Jost, me të cilin ka dy vjet që është në lidhje, dhe beson se kjo është përfundimisht gjëja e duhur për të bërë. /Gazeta Sinjali/