image SBASHK-u tërhiqet nga 100 euro, këto janë kërkesat e reja për Qeverinë

Arsim

SBASHK-u tërhiqet nga 100 euro, këto janë kërkesat e reja për Qeverinë

news image

Një marrëveshje për ndërprerjen e saj mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës është afër të arrihet.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës është tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në zbatimin e Ligjit për Pagat.

Në letrën që Jasharaj ia ka dërguar sot Avokatit të Popullit, ai ka shprehur tërheqjen e SBAShK-ut nga kërkesa për 100 euro, por ka vendosur një kërkesë të re, që nga janari i vitit të ardhshëm, paga e mësimdhënësve të rritet për 10 për qind.

Front Online ka publikuar pikat e propozuara nga SBASHK-ku, ku në pikën dy kërkohet që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të filloj së zbatuari ligji për sigurime shëndetësore.

/GazetaSinjali/