image Deputeti i Kurtit ka një lutje “vëllazërore” për SBASHK-un

Politikë

Deputeti i Kurtit ka një lutje “vëllazërore” për SBASHK-un

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u tall me kryesindikalistin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pas një takimi që patën në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje për grevën.

Kurti e përqeshi Jasharajn i cili i kishte thënë atij që t’i ndihmoi si vëlla për mirëqenien e mësimdhënësve duke ua dhënë shtesën prej 100 eurove deri në miratimin e Ligjit për Pagat.

“Si vëlla të ndihmoj privatisht, jo si kryeministër. Kryeministri nuk bënë pazare”, pati thënë Kurti pas takimit në qeveri.

Por për dallim nga kryeministri që nuk i pëlqejnë lutjet vëllazërore, një deputet i partisë së tij ka një lutje të tillë për sindikalistët.

“Më lejoni që të ushtrojë një lutje të sinqertë vëllazërore që t’i kthejnë fëmijët në mënyrë urgjente dhe pastaj të ulen. Kudo që të më thërrasin unë si anëtarë i Komisioni për Arsim jam në gjendje ditë e natë të jem me ta në ballë të aktivitetit të tyre. T’i kthejnë fëmijët në banka dhe të mos t’i përdorim ata si monedha për kusuritje”, tha Jahja Kokaj, deputet i LVV-së në TëVë1.

/GazetaSinjali/