image SBASHK-u pas takimit me Nagavcin: Ka sinjale pozitive nga Qeveria

Arsim

SBASHK-u pas takimit me Nagavcin: Ka sinjale pozitive nga Qeveria

news image

Me ftesë të ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot janë pritur në një takim në MASHTI, përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK-ut).

Nga ky takim është raportuar se nuk ka marrëveshje dhe greva do të vazhdojë, por Atdhe Hykolli i SBASHK-ut thotë se ka sinjale pozitive.

Hykolli thotë se me Nagavcin kanë diskutuar për kërkesat tyre dhe shpreson që shumë shpejt do të ketë lajme pozitive.

“Ne diskutuam për kërkesat tona, përpjekjet janë të dyanshme dhe shpresoj që shumë shpejt do të dalim me lajme pozitive.Kemi sinjale nga të dyja anët që ky proces mund të ec përpara”, tha Hykolli për medie.

/GazetaSinjali/