image SBASHK-u nis kongresin, pritet të zgjidhet kryetari dhe të vendoset për greva

Arsim

SBASHK-u nis kongresin, pritet të zgjidhet kryetari dhe të vendoset për greva

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) është duke mbajtur kongresin e 8-të, ku pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese si dhe të merret vendim për veprimet sindikale të paralajmëruara.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në fjalën hapëse fillimisht nderoi të gjithë profesorët që kanë vdekur nga COVID-19.

Ai ka shtuar se fitorja më e madhe gjatë kësaj udhëheqjeje të SBASHK-ut ishte miratimi i ligjit të viteve ’90-ta për t’i shpërblyer gjithë kolegët që kanë bërë sakrifica në një periudhë të vështirë për vendin.

Jasharaj ka ftuar qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me pagën.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur në hapje të kongresit për rolin e mësuesit, derisa ka thënë se janë duke u marrë me të gjitha padrejtësitë që u janë bërë atyre.

Ajo ka deklaruar se këtë vit ka 40.000 nxënës më pak por askush prej mësuesve nuk e ka humbur punën, raporton KP.

Kongresi do të vazhdojë punimet gjatë tërë ditës ndërsa në orët e pasdites do të bëhen të ditura emrat e kryesisë së re, kryetarit dhe organeve të tjera, ndërsa pritet të bëhet e ditur për veprimet që mund të ndërmarrë kjo Sindikatë në rast se nuk rriten pagat për mësimdhënësit.

Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne janë edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit e Evropës.

/GazetaSinjali/