image SBAShK kritikon MAShTI-n se pagoi zyrtarët serbë pa shkuar në punë

Arsim

SBAShK kritikon MAShTI-n se pagoi zyrtarët serbë pa shkuar në punë

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar pas lajmit se Ministria e Arsimit iu jep paga 32 zyrtarëve serbë pa shkuar fare në punë.

Përmes një komunikate, SBAShK-u ka thënë se institucionet po e paguajnë dikë pa shkuar në punë, ndërsa nuk ka buxhet për t’i paguar kolegët me sëmundje të rënda.

“Është mirë që mediet e bënë publik faktin se në MASHTI janë 32 zyrtarë serbë që paguhen pa shkuar as edhe një ditë të vetme në vende të punës. Ky veprim i MASHTI-t, por edhe i Ministrive e institucioneve tjera, që besojmë se ka raste të tilla, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës, ka mjete, kurse për kërkesën e përsëritur shumë herë nga SBASHK në takimet me MASHTI-n që të gjenin mjete dhe të zgjidhet në mënyrë të drejtë çështja e punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, as që gjetën kohë të debatojnë pak më seriozisht as MASHTI e as Qeveria”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/