image SBASHK-u del me njoftimin e fundit: Greva vazhdon, nuk i zmbraps kryeministri Kurti

Arsim

SBASHK-u del me njoftimin e fundit: Greva vazhdon, nuk i zmbraps kryeministri Kurti

news image

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media SBASHK janë shprehur të zhgënjyer me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, i cili sot i cilësoi grevistët si ‘sindikalistë të PAN-it’.

“Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të Kryeministrit të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të Kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët ne vijim”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Informatë për mediet e shkruara e elektronike

SBASHK- Kryeministri dhe qeveria me deklarimet e tyre sikur po angazhohen që greva të vazhdojë

Kryetarët e Këshillave Greviste komunale dhe të universiteteve dhe ata të shoqatave sindikale të Federatës së shërbyesve civilë kanë pritur se e shtuna dhe e diela do të jetë ditë të angazhimet e përkushtimit dhe Qeverisë për të pasur takime me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe për të bërë angazhime për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme .Mirëpo deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it ka krijuar indinjatë të grevistët dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë . Ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave pa as edhe një argument e fakt të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi. Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të Kryeministrit të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të Kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët ne vijim.

Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë përgëzuar grevistët të cilët, edhe përkundër presioneve të vazhdueshme ndaj tyre, por vazhdojnë të qëndrojnë me dinjitet dhe unik në përpjekjet për realizimin e kërkesave të tyre legjitime. Njëheri i sigurojnë grevistet se do te jenë zëri i tyre dhe s’do te pushojnë asnjë moment për të tentuar që të bisedojnë me Qeverinë për të gjetur një mënyrë të realizimit të kërkesave.

/GazetaSinjali/