image SBAShK i dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar

Sociale

SBAShK i dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se 450 anëtarë të saj do t’i dërgojë në bregdetin shqiptar.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky aktivitet ka nisur të hënën e 20 qershorit me 273 pushues nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe nga universitetet, për të vazhduar me 172 pushues të tjerë më 26 qershor.

Këta pushues janë përzgjedhur nga institucionet arsimore e të kulturës në bazë të kritereve të përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.

/GazetaSinjali/