image Sarri nuk do t'ia di për Interin: Fokusi i plotë në ndeshjen ndaj Spalit

Futboll

Sport/ Sarri nuk do t’ia di për Interin: Fokusi i plotë në ndeshjen ndaj Spalit

news image

Trajneri i skuadrës së Juventusit, Maurizio Sarri, ka thënë se e gjithë vëmendja e tij është në ndeshjen ndaj Spalit, e jo atë të Interit.

Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, Sarri ka thënë se dëshiron t’i fitojë ndeshjet një nga një, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nuk dua t’ia di për javën e ardhshme dhe për lojtarët që mund të mungojnë ndaj Interit nëse ndëshkohen me kartonë. Fokusi i plotë duhet të jetë te ndeshja nesër ndaj Spal. Dua t’i marrim ndeshjet një nga një”, citohet të ketë thënë trajneri Italian.

Skuadra e Juventusit pasditen e nesërme do të ndeshet me skuadrën e Spalit./Gazeta Sinjali/