image Sarri: Jepni merita vetëm nënës së Ronaldos për krijimin e një ekzemplari të tillë

Futboll

Sport/ Sarri: Jepni merita vetëm nënës së Ronaldos për krijimin e një ekzemplari të tillë

news image

Trajneri i skuadrës së Juventusit, Maurizio Sarri, ka thënë se Cristiano Ronaldo është një ekzemplar.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Romës, ku fituan me rezultat 3:1, transmeton Gazeta Sinjali.

Sarri ka thënë se nuk sheh ndonjë gjë të përmisojë te Ronaldo, pasi sipas tij ai është në gjendje të shkëlqyer.

“Ronaldo është në gjendje të jashtëzakonshme fizike dhe mendore, duke shënuar me ecuri të jashtëzakonshme. Në një nivel individual, unë nuk shoh se çfarë mund të përmirësojë te Ronaldo. Ndoshta në disa momente mbrojtëse”, citohet të ketë thënë fillimisht trajneri i Juventusit.

Më tutje, ai u shpreh se nuk mund t’i marrë meritat për formën e mirë të Ronaldos, por megjithatë tregoi se nga kush duhet drejtuar gishtin për këtë.

“Unë nuk mund të marr merita për formën aktuale të Ronaldos, ju mund t’i jepni merita vetëm nënës së tij për krijimin e një ekzemplari të tillë!”, citohet të ketë thënë Sarri. /Gazeta Sinjali/