image Sarrazin thirrje Kosovës dhe Serbisë: Urgjentisht të tejkalohen tensionet dhe të nis dialogu

Politikë

Sarrazin thirrje Kosovës dhe Serbisë: Urgjentisht të tejkalohen tensionet dhe të nis dialogu

news image

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka dhënë detaje për takimet që zhvilloi në Kosovë e Serbi bashkë me homologun slloven, Anzhej Frangesh.

Sarrazin krahas fotografive të publikuara nga takimet ka bërë thirrje për deeskalim dhe tejkalim të tensionit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe përfshirje në dialog.

“Me Anžej Frangeš në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe, vizituam kufirin e Jarinjes, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet për deeskalim dhe tejkalim të tensionit po ashtu përfshirje në dialog”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

/GazetaSinjali/