image Sapo ishte bërë baba, ndërron jetë 27-vjeçari nga koronavirusi

Botë

Botë/ Sapo ishte bërë baba, ndërron jetë 27-vjeçari nga koronavirusi

news image

Thomas Davies, 27 vjeç nga Penygroes ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Ai sapo ishte bërë baba për herë të dytë, 10 ditë më parë.

27-vjeçari shfaqi simptoma si kollë, ethe dhe djersë të ftohta të premten e kaluar dhe u vetëizolua në shtëpi.

E ëma e tij, Mandy Davies është shprehur për mediat se ai filloi të merrte një herë veten, por u gjet i vdekur nga partnerja e tij Rhiannon Elias në shtëpinë e tyre.

Mamaja e tij, Mandy Davies, në një raportim për mediat ka treguar se fillimisht dukej sikur i biri po e merrte veten. Ai kishte ndjekur këshillat e qeverisë dhe ishte vetëizoluar.

Partnerja e tij ka treguar se ai nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor dhe se nuk konsumonte duhan.

/Gazeta Sinjali/