image Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve

Politikë

Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz dhe kam kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve

news image

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, vitin e kaluar me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës kishte vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz.

Ai sot gjatë ditës ka rikthyer në rrjete sociale pamje nga kjo vizitë me ç’rast dhe ka thënë se është politikani i vetëm serb i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë.

“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Më herët, Sanduloviq e ka quajtur presidentin serb, Aleksnadar Vuçiqi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.

/GazetaSinjali/