Kjo recetë përgatitet shpejtë dhe është e shijshme sidomos për mëngjeset e shpejta.
Receta do të bëhet e shijshme edhe për fëmijët, të cilët do t’i hanin me dëshirë vezët.
Sanduiçi me salcë pesto dhe vezë përgatitet për 10 minuta, transmeton Sinjali.
Përbërësit:
1 bukë (bagetë franceze), 1 lugë gjelle pesto (salcë), 1 lugë gjelle majonez, 1 vezë (e madhe, e zier mirë) dhe spec i kuq (në copa, opsionale).
Si ta përgatitni:
Duke përdorur një thikë me dhëmbëza, ndajeni bukën në gjysmë për së gjati. Kalojeni në toster nëse dëshironi (rekomandohet nëse buka nuk është e freskët).
Përzieni peston dhe majonezin së bashku në një tas të vogël dhe lyeni bukën me të.
Prijeni vezën në sa feta të dëshironi, por pa e thërrmuar dhe vërini sipër njërës gjysmë të bukës.
Hidhni sipër specin e kuq. Mbylleni me gjysmën tjetër dhe shërbejeni./Sinjali/