image San Marino, vendi i parë në botë me president homoseksual

Botë

San Marino, vendi i parë në botë me president homoseksual

news image

Vendi i parë në botë që ka zgjedhur një president homoseksual është San Marino. Paolo Rondelli është aktivist dhe mbështet hapur komunitetin LGBT+.

58-vjeçari tha në Facebook se ai “ndoshta do të jetë kreu i parë i shtetit që i përket komunitetit LGBT+”.

Xavier Bettel i Luksemburgut dhe Ana Brnabic e Serbisë janë dy shembuj të kryeministrave homoseksualë në botë, por rasi i Rondell-it është i pari në histori.

“Është një ditë historike, që më mbush me gëzim dhe krenari, sepse Paolo Rondelli do të jetë kreu i parë i shtetit që i përket komunitetit LGBT+, jo vetëm në San Marino, por në botë”, u shpreh senatorja dhe aktivistja e LGBT+ Monica Cirinna.

/GazetaSinjali/