image Sami Lushtaku e bllokon listën e kandidatëve të PDK-së, kjo është kërkesa e tij

Kosovë

Detaje/ Sami Lushtaku e bllokon listën e kandidatëve të PDK-së, kjo është kërkesa e tij

news image

Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, po kërkon që në listën finale të kandidatëve për deputetë t’i ketë tetë përfaqësues, bën të ditur një burim i Sinjalit brenda PDK-së. Sinjali merr vesh se kryesia e PDK-së është në mbledhje nga ora 20:00, ky burim bën me dije se mbledhja nuk ka përfunduar ende, për shkak se ka pakënaqësi dhe përçarje.

“Disa që nuk janë në lista, kanë kërku me pasë përfaqësues. Plot njerëz nuk kanë pranu me qenë në lista. Njerëz jomeritor dhe të dëgjueshëm pritet që të ketë në listë”, tha ky burim.

Në listë janë futur edhe disa figura sa “për dekor”, potencon ky burim.

“Thuhet se Sami Lushtaku ka kërkuar t’i ketë 8 përfaqësues”, bëjnë të ditura burimet e Sinjalit brenda PDK-së.

Kërkesa të njejta si të Lushtakut, burimet thonë se kanë edhe disa figura të tjera kyçe në PDK, të cilët për shkak të problemeve me ligjin nuk kanë mundësi të jenë pjesë e listës për deputetë.

Ndërkohë, muaj më parë, Sami Lushtaku që udhëheq me degën e PDK-së në Skënderaj kishte komentuar iniciativën e Kadri Veselit për t’i larguar nga partia njerëzit që kanë probleme me ligjin.

Lushtaku ishte shkuar aq larg saqë kishte thënë: “S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet”.

Partia Demokratike e Kosovës, nuk e ka publikuar ende listën e kandidatëve për deputetë. Për mospublikimin e listës nuk ka folur askush nga zyrtarët e kësaj partie./Sinjali/