image Mblidhet kryesia e PDK-së, pakënaqësi për listën

Kosovë

Mbledhje urgjente/ Mblidhet kryesia e PDK-së, pakënaqësi për listën

news image

Partia Demokratike e Kosovës, nuk e ka publikuar ende listën e kandidatëve për deputetë. Për mospublikimin e listës nuk ka folur askush nga zyrtarët e kësaj partie, ndërkohë kreu i saj Kadri Veseli, po parashikon rezultatet e ndeshjes së futbollit, shkruan Sinjali.

Ndonëse mbrëmë ishte afati i fundit i dorëzimit të listave në Komisionin Qendror Zgjedhor, partitë politike i publikuan edhe on-line emrat e kandidatëve përveç PDK-së.

Pse po shkaktohet kjo vonesë nuk kanë dashur të prononcohen për media, zyrtarët e kësaj partie. Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga nënkryetarët Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda PDK-së, thanë se kryesia e partisë është mbledhur sonte nga ora 20:00, kjo mbledhje nuk ka përfunduar ende. “Për shkak se ka pakënaqësi dhe përçarje rreth listës finale të kandidatëve për deputetë”, thanë këto burime.

Së fundmi në Partinë Demokratike të Kosovës kanë aderuar disa emra të njohur për publikun kosovarë si: Migjen Kelmendi, Geta Beqa, Shqiptar Demaçi, Hisen Berisha, Januz Salihaj, Besa ismaili etj.

Pas pak detaje të reja nga mbledhja e PDK-së/Sinjali/