image Samedin Mehmeti: Mos e shkelni besimin që na ka dhënë qytetari

Siguri

Samedin Mehmeti: Mos e shkelni besimin që na ka dhënë qytetari

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në ceremoninë e shënimit të 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se puna e secilit pjesëtar të Policisë është një përgjegjësi në vete.

Mehmeti tha se ka kërkuar nga secili polic që të mos të shkel asnjëherë besimin e qytetarëve.

“Puna e secilit pjesëtarë të policisë është i lidhur ngushtë me punën dhe përgjegjësitë që kemi. Të sigurosh jetën dhe pronën e qytetarit është një përgjegjësi mjaft e madhe”.

“Sot ju drejtohem me një kërkesë që të mos shkelni asnjëherë besimin e qytetarëve. Në nder të kësaj dite kujtoj të rënët ne detyrë që janë frymëzim për të vazhduar përpara”. /Gazeta Sinjali/