Kombëtarja e Egjiptit e ka mposhtur Guinea Bisaun në ndeshjen e dytë në grupin D në Kupën e Afrikës.
Egjipti triumfoi me rezultat minimal 1-0 dhe arriti fitoren e parë, raporton Sinjali Sport.
Heroi i egjiptianëve ishte kapiteni dhe ylli kryesor, Mohamed Salah i cili në minutën e 69-të e realizoi golin e vetëm në këtë ballafaqim.
Me këtë fitore Egjipi rrëmben pozitën e dytë në grup me tre pikë, kurse Guinea me një pikë është e treta dhe në ndeshjen e fundit synon kualifikimin.
Në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve Egjipti përballet me Sudanin, kurse Guinea me Nigerinë.