image Saka: Ronaldo është idhulli im

Futboll/ Saka: Ronaldo është idhulli im

news image

Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka ka thënë se Cristiano Ronaldo është inspirimi i tij.

Saka shënoi në fitoren ndaj Eintracht Frankfurt në kuadër të Ligës së Evropës.

Ai tha se është rritur duke shikuar vetëm një lojtar.

“Cristiano Ronaldo. E dua mentalitetin e tij. Gjithmonë ka dashur të jetë më i miri dhe ka punuar shumë. Kur është në fushë është plotë me besim dhe iu tregon të gjithëve që është një ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Është gjithmonë i fokusuar, duke punuar dhe duke u munduar t’ia dalë më së miri”, deklaroi ai.

Arsenali këtë të diele do ta pres në “shtëpi”, Aston Villen./Gazeta Sinjali/