image Safete Hadërgjonaj intervistohet 4 orë rresht nga Gjykata Speciale

Kosovë

Lufta/ Safete Hadërgjonaj intervistohet 4 orë rresht nga Gjykata Speciale

news image

Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj për 4 orë rresht është intervistuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Pas intervistimit, ajo tha se është pyetur për aktivitetin në UÇK, por jo specifikisht.

“Nuk ka pasur diçka të specifikuar. Me kanë pyetur për aktivitetin tim gjatë luftës, unë kam treguar për aktivitetin edhe veprimtarinë e pastër të UÇK-së… Intervistimi ka zgjatur 4 orë”, ka thënë Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj është intervistuar në Prishtinë pasi që për shkak të problemeve me vizë nuk ka mundur të udhëtojë për në Hagë. /Gazeta Sinjali/