image Sadiku mposhtet nga boksierja ruse që përfaqëson Serbinë në garën për Turneun Ndërkombëtar “Strandja”

Sporte Luftarake

Sadiku mposhtet nga boksierja ruse që përfaqëson Serbinë në garën për Turneun Ndërkombëtar “Strandja”

news image

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka përfunduar garat në Turneun Ndërkombëtar “Strandja” që po zhvillohet në Sofia të Bullgarisë.

Në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku pësoi humbje në fazën e çerekfinales së kësaj gare kundër boksieres ruse me nënshtetësi të Serbisë Shadrina Natalia.

Në rrugëtimin deri në çerekfinale të “Strandjas”, Sadiku në meçin e parë shënoi fitore kundër boksieres finlandeze Tuju Lasuvi me rezultat final 5:0, kurse në meçin e dytë e mposhti boksieren nga Uzbekistani Kodirova Raykhona.

Ndërkaq, sonte me fillim nga ora 18:00 boksieri kosovar Patriot Behrami do të ngjitet në ring, ku në kategorinë deri në 71 kilogramë do të boksojë kundër boksierit nga Spanja Assokho Ndiaye Youba.  /GazetaSinjaliSporti/