image Sadiku: Haziri më ka njoftuar se Agon Musliu kishte probleme psikologjike

Kosovë

Sadiku: Haziri më ka njoftuar se Agon Musliu kishte probleme psikologjike

news image

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku po dëshmon para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me vdekjen e të riut nga Gjilani, Agon Musliu.

Sadiku ka thënë se ka pranuar një telefonatë nga kryetari i Gjilanit, i cili e ka njoftuar për gjendjen e Agon Musliut dhe për vendosjen e tij në Qendrën e Karantinës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me 3 maj, ditë e diel, në orën 3 e 55 më ka thirrur në telefon kryetari i Gjilanit, ka thënë se e kemi një qytetar që ka ardhur dje dhe familjarët e tij më kanë thënë që është vendosur në Qendrën e Karantinës dhe se ka probleme psikologjike”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Shkumbin Demaliaj, i ka replikuar Sadikut duke i thënë se a është dashur të kemi një zëvendësministër apo kryetar të komunës, për t’u kujdesur për familjarët tanë.

“A është dashtë me pas një zëvendësministër apo kryetar të komunës për t’i thënë kujdesu për këtë person apo është dashtë të trajtohen të gjithë njëjtë dhe barabartë, apo është dashtë me pas dikë në politikë që të trajtohen ata njerëz”, ka thënë Demaliaj.

 I riu gjilanas, Agon Musliu,  kishte dëshmuar se ka probleme shëndetësore me të arritur në Kosovë, por që pavarësisht kësaj i ishte kërkuar që të futej në karantinë. Ai vdiç në qendrën karantinuese në Prishtinë, ku dyshohet se u hodh nga kati V i konviktit VII. /Gazeta Sinjali/