image Ia gjujti Kurtit "plazmat" në oborrin e qeverisë, aktivisti i AAK-së emërohet zv/ministër

Politikë

Ia gjujti Kurtit “plazmat” në oborrin e qeverisë, aktivisti i AAK-së emërohet zv/ministër

news image

Kryetari i Alenacës së të Rinjve të Kosovës, Driton Bardheci, është emëruar zëvëndësministër në Ministrinë e Arsimit që udhëhiqet nga Ramë Likaj i AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, duke falënderuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe strukturat e AAK-së për besimin e dhënë.

Driton Bardheci, mori pjesë në aksionin protestues të rinisë së AAK-së për të kundërshtuar heqjen e taksës nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Përmes këtij aksioni, Bardheci hodhi një paketë të improvizuar si paketim i biskotave “plazma” që kanë prejardhje nga Serbia.

“Këtë plazma ia lëmë z.Kurti”, kishte thënë Bardheci gjatë këtij aksioni./Gazeta Sinjali/