Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka njoftuar se hulumtimet e ndryshme tregojnë që 83 për qind e njerëzve që kanë kaluar COVID-19 kanë imunitet deri në 6 muaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Sadiku shtoi po ashtu se 17 për qind prej tyre kanë gjasa që të riinfektohen me COVID-19 edhe para 6 muajve.
Ai në RTV 21 ka bërë të ditur se ka pasur raste të riinfektimit me koronavirus edhe në Kosovë./Gazeta Sinjali/